Trajneri i Romës, Ivan Juric, është në prag të shkarkimit pas humbjes 3-2 ndaj Hellas Verona së fundmi, pretendon La Gazzetta dello Sport.
Pronarët e klubit Dan dhe Ryan Freidkin zhvilluan takime biznesi muajt e fundit dhe mund të marrin vendimin për të shkarkuar Juric pasi e emëruan atë vetëm në shtator 2024.
Roma po shqyrton ish-lojtarin e Chelseat, Frank Lampard dhe ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, mes opsioneve të mundshme për të zëvendësuar Juric.
Ish-trajneri i Salernitana-s, Paulo Sousa është një tjetër kandidat për këtë rol, por Roma duhet të aktivizojë klauzolën e lirimit në Al-Ahli për ta emëruar atë.
Roma mbetet në vendin e 11-të në tabelën e Serisë A dhe ka marrë vetëm 13 pikë nga 11 ndeshje deri më tani.
/GazetaBlic Sport