Sporti

AS Roma – Atalanta, këto janë formacionet zyrtare

04/22/2021 17:34
nga:Lorik J

AS Roma do të përballet sot me Atalantan në kuadër të xhiros së 32’të të Serie A.

Ndeshja AS Roma – Atalanta do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Atalanta ndodhet në vendin e 4’të në tabelë me 64 pikë, ndërsa AS Roma me 54 pikë ndodhet në vendin e 7’të në tabelën e Serie A.

Para takimit ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ja përbërja e lojtarëve që do të zbresin në fushë:

Roma:Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Calafiori; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Atalanta: Gollini; Djimsiti, Romero, Palomino; Mahle, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic, Malinovskyi; Duvan Zapata.

/GazetaBlic Sport/