Avokati, Arianit Koci, ka rrëfyer një ngjarje me një kamerier, i cili i rrëfeu atij se do të largohet nga Kosova.
Në një postim në Facebook, Koci rrëfen se si i njëjti është i diplomuar në fakultet e sportist.
“Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor”, shkruan Koci.
Avokati më tutje rrëfen se si e pyet personin në fjalë “se a do të qëndroje në Kosovë për një rrogë 2 mijë euro”.
Por, i njëjti, sipas asaj që shpjegon Koci, nuk e ka çështjen veç tek paratë, por “edhe te mentaliteti”.
Postimi i plotë:
“Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës” – po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit.
Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor.
“Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?” – po i them. “2000 euro?”
“Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” – u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje.
2.
Dikush shkon, dikush kthehet, e ne që mbesim duhet me u përgatitë me funksionu në çdo rrethanë.
Shkuarja e të rinjëve nuk është e lidhur veç me rrogat e vogla.
Në anën tjetër, duhet me qenë real: nuk jemi Zvicër. Rrogat nuk mundemi me i rritë në 2000 apo 3000 euro, edhe për shumë vite.
Prandaj, duhet me e shiqu me pozitivitet dyndjen e supozuar të të rinjëve.
Edhe me u përgatitë për një fazë të re në ekonominë kosovare. Thjesht, me iu përshtatë rrethanave të reja.
Natyrisht, gjithmonë ka zgjidhje!.
Dëshmitari thotë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë


