Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, është lajmëruar nga Gjermania.
Ai ka thënë se nuk është i përfshirë në rastin e policit serb, por që Fatoni ia ka vjedhur dokumentet dhe ka ikur.
“I deklarova që dokumentet që janë vjedhë, nuk kam të bëj sen me këtë punë. Dokumentet i ka marrë Fatoni se u kanë te unë ka nejt me do shokë, edhe dokumentat, edhe ka nejt 2 orë edhe mi ka marrë dokumentat. I ka vjedhë,. Dokumentet i kam lajmëruar të humbur këtu. Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Nuk kam qenë në dijeni që i ka marrë dokumentat, se ato të Gjermanisë nu kia dha kërkujt. 15 vjet deri i kam bo dokumentat e me ia dhanë dikujt me mi prish për një ditë nuk e kam bo kurrë”, ka thnëë Artan Hajrizi për Insajderin.
Ai është distancuar nga veprimet e Fatonit, duke thënë se vëllai i tij nuk e dëgjon askënd.
“Çka ka bo ai nuk është mirë, nuk bëhen ato sene. Na si familje i kemi thanë dorëzohu, jo thojke në Evropë jam dalë, jo knej jam dalë. Ato sene që i bën nuk janë të mira. Prej që jam ardh në Gjermani nuk jam marrë me sene të këqia, as në Kosovë nuk ka probleme. Nuk ekziston emri jem për naj vërejtje”
“Jo nuk kom kontaktu absolut. Nuk jom kanë unë aty, janë kanë njerëzit që janë tu bo me këto sene, as ai nuk u kanë, as unë. Nuk jom kanë unë, absolut aty. Këta e kanë një ligj të mirë, që më thanë se nuk ki aspak problem, mos shko për Serbi deri të sqarohen senet, edhe ti mundesh me nejt në Gjermani qysh ke nejt, për Serbi mos shko deri të sqarohemi me Email. Këta nuk këqyrin as Serbi as anej, këta kanë ligj të vetin. I shqetësum jam se emri u dalë pa bo kurgjo. Fatonit çka me i thanë. Një sen e ka thanë, sdi a pe kuptoni, veç lule me më qit, se mu dorëzu nuk dorëzohna. Veç të vrarë munden me më kap, të gjallë jo. Unë nuk kam çka me thanë, as nuk më ngon mu, as nanën, as babën as kërkënd. Krejt me shkollë, njo po del haram. Nuk jem na të këtyne seneve”, tha Artan Hajrizi.