Edhe pse masa e qortimit për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale, hyri në fuqi qysh në mesnatë, në Zubin Potok nuk po zbatohet kjo masë.
As në këtë komunë nuk po ndalen veturat me targa ilegale.
Një patrullë policore me dy zyrtarë serbë që ndodhej në këtë zonë, sipas raportimit të gazetarit, nuk i ndalte veturat me targat KM. Arsyetimi i zyrtarëve ishte se nuk ndodheshin aty për këtë çështje.


