Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i reagon ish ministrit të Drejtësisë, njëherit shefit të grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri lidhur me temën e noterëve.
Haxhiu i tha Tahirit se nuk do t’i bëjë kurrë noterë ata të cilët dëshiron Tahiri e kur u fol për ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial, Haxhiu tha se nuk po e kuptonte shqetësimin e Tahirit.
“Nuk po e kuptoj shqetësimin që ke Z. Tahiri. Tash unë jam e shqetësuar sepse gjendja në sistemin e Drejtësisë nuk është e mirë, por çka ke ti që shqetësohesh, nuk po mund ta kuptoj fare. Ndoshta edhe mund ta kuptoj, por më mirë s’po e them”.
Ajo ia përmendi Tahirit procesin e rekrutimit të noterëve, për të cilin ky i fundit tha se ka vepruar mirë, teksa i tha se Haxhiu po tregon nivel të paaftësisë së saj.
“Kjo e tregon nivelin e paaftësisë tënde… Po lej ato se s’janë në rend dite”, tha Tahiri.
Ndërsa Haxhiu i tha Tahirit se “sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë ata që ti po mendon e atë që ti i ke ndërhy me i vlerësua më së larti me pikë”.
“Sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë ata që ti po mendon e ata që ti i ke ndërhy me i vlerësua më së larti me pikë. Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”, tha Haxhiu.
Reforma në sistemin prokurorial, Selmanaj: Vendimmarrjen do ta kenë politikanët


