Showtime

As Jasmina, as Sabrina, Ardian Bujupi kapet mat me bjonden misterioze

08/09/2022 16:44
nga:G C

Ardian Bujupi është përfolur prej muajsh për një trekëndësh dashurie. Emri i tij është lakuar krah ish-konkurrentes së “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinës Sabrine Khan. Mirëpo, një tjetër vajzë i është bashkuar atyre.

Këngëtari është fotografuar krah një bukurosheje bjonde duke ecur në Gjermani. Videoja është filmuar në mbrëmje, por identiteti i vajzës misterioze nuk dihet ende.