Showtime

As Iliri dhe as Donaldi, ky është konkurrenti më i fortë sipas Arbër Hajdarit

12/18/2021 11:11
nga:G C

Opinionisti i programit “Big Brother Vip” Arbër Hajdari ka ndarë me të gjithë shikuesit mendimin e tij për konkurrentin më të fortë.

Të gjithë prisnin emrin e Ilirit dhe Donaldit pasi janë dyshja më e komentuar në çdo spektakël, teksa përfshihen në debate të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Arbër Hajdari u shpreh se konkurrenti më i fortë brenda shtëpisë është Beniada sepse është shumë pozitive dhe njerëzit kanë nevojë të shohin gjëra të bukura brenda.

Ndryshe, i eleminuari i fundit nga shtëpia është Dj Pm./GazetaBlic/