Është folur shumë për të ardhmen e Erling Haaland, i cili është në fund të kontratës së tij me Borussia Dortmund, me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Barcelonën që janë vënë në pah si palët kryesore të interesit në blerjen e reprezentuesit norvegjez.
Gazeta spanjolle AS, këtë të premte, shtoi se sulmuesi do të kishte refuzuar një ofertë nga “Qytetarët” që ofronin një pagë neto prej 600 mijë eurosh… në javë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund të fundit, Haaland do të merrte një shumë prej rreth 28 milionë euro në vit, pra një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit botëror, por, për momentin, sulmuesi dëshiron të dëgjojë propozime të tjera.
/GazetaBlic Sport/


