Sporti

“As Firmino e as Salah” – Mane zgjedh sulmuesin më të mirë me të cilin ka luajtur bashkë

02/20/2023 15:46
nga:E K

Për gjashtë vjet, Sadio Mane luajti për Liverpool-in, me të cilin fitoi titullin anglez dhe Ligën e Kampionëve. Senegalezi ishte një nga lojtarët kryesorë të Reds për vite me radhë, kështu që kalimi i tij te Bayern verën e kaluar ishte një surprizë e madhe.

Mane e nisi shumë mirë në Bavari, por para fillimit të Kupës së Botës në Katar, ai u lëndua dhe është ende jashtë fushës, përcjell GazetaBlic Sport.

Bashkë me Mo Salah dhe Roberto Firmino, Mane kishte arritur të bëhej ‘tmerri’ i rivalëve të Premierligës.Megjithatë, kur u pyet për sulmuesin më ‘vrastar’ me të cilin ka luajtur bashkë, ai nuk e zgjodhi asnjërin nga ta.

Mane habiti të gjithë pasi përgjigjja e tij ishte një tjetër ish sulmues i Liverpoolit. Bëhet fjalë për Divock Origin i cili shumicën e kohës ishte në bankën rezervë, me belgun që nuk arrinte të mposhte në konkurrencë Bobby Firminon për formacionin startues.

Megjithatë, kujtojmë se Origi ishte një nga të preferuarit edhe të fansave të Liverpoolit, pasi impakti në lojë në momentin e inkuadrimeve të tij ishte i menjëhershëm duke qenë protagonist në disa prej fitoreve më senzacionale të Liverpoolit si ajo ndaj Everton, Barcelonës apo edhe Dortmund.

Mane u pyet edhe për zgjedhje tjera ku mes tjerash ai zgjodhi për sa i përket shpejtësisë, Alphonso Davies si shokun më të mirë të skuadrës, për sa i përket driblimit, zgjedhja ra mbi Jamal Musiala, për sa i përket inteligjencës së një lojtari në fushë, ai zgjodhi Joshua Kimmich, dhe për nga talenti dhe ” një dhunti” për një gol, ai zgjodhi Leroy Sane.

/GazetaBlic Sport/