Klubi i futbollit Chelsea ka lëshuar sot deklaratën e mëposhtme në lidhje me Superligën Evropiane.
Skuadra nga Londra konfirmoi se janë kundër një formati të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Aktgjykimi i nxjerrë sot nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk e ndryshon qëndrimin e Chelsea FC. Ne besojmë fuqishëm se, duke punuar me Premier League, FA, klube të tjera evropiane përmes marrëdhënieve tona të forta me ECA, dhe me UEFA-n dhe FIFA-n, ne mund të vazhdojmë së bashku të zhvillojmë lojën evropiane për të mirën e të gjithëve”, thuhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport/