Fit&Sexy

As brune as bionde; Këto janë ngjyrat e flokëve për dimrin 2021-2022

11/09/2021 15:18
nga:G C

Çdo dimër, ndërsa jetojmë jetën nën shumë shtresa veshjesh të ngrohta , diferencën na e bëjnë flokët, sidomos ngjyra e tyre.

Shpesh është e vetmja pjesë e jona që është e dukshme. Përsa i përket nuancave specifike, paleta  duket dukshëm më ngjyra më të lehta.

Sipas ekspertëve ngjyrat  e pasura, neutrale kafe ose ari, bakri do të jenë afatgjata. Hidhini një sy trendeve të fundit për ngjyrën e flokëve:

Zeshkanet gjithashtu do kenë me çfarë të argëtohen. Ju mund të eksperimentoni me nuancat e ftohta por të errëta nëse nuk doni t’i dëmtoni flokët duke i hapur ngjyrën.

Bionde e akullt: Biondeve duhet t’u japim pak dashuri edhe gjatë dimrit. Çfarë mënyrë më të mirë për të thënë “Jam gjysmë gati për të ftohtin” si një nuancë bionde platini?!

Fijet: Një përzierje e fijeve bionde të lehta dhe rrënjëve të errëta.

Rrënjët e errëta: Jo të gjithë kanë kohë për të lyer rrënjët e errëta çdo 3 javë. Por siç tregon Florence ju duhet t’i lini rrënjët tuaja pasi ky është një nga trendet e momentit.

Bionde krem: Një nuancë e ngrohtë e cila ju ëmbëlson.

Majat e hapura: nëse doni të bëni një ndryshim të vogël mund të provoni majat e flokëve në ngjyrë kafe të hapur!