Skuadra e Ballkanit do ta nisë aventurën në Europë me 11 korrik, kur do të ballafaqohet me ekipin bullgar, Ludogorets. Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, çështja është: Ku do të luajnë?
Pesë ditë para ndeshjes, klubi i Ballkanit ende nuk e di se ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë europiane, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Ballkani dje ka njoftuar se nuk do ka filluar me shitjen e biletave, shkaku që nuk e dinë akoma lokacionin e ndeshjes.
“Duke qenë se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues, ne nuk po mund t’i plasojmë në shitje biletat.
Jemi duke pritur edhe ne me padurim që kjo të qartësohet, andaj në momentin kur ta kemi të konfirmuar, do të iu njoftojmë menjëherë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Pritet që brenda orëve të vendoset përfundimisht se ku do të luajë ekipi kosovar.
/GazetaBlic Sport