Sporti

As Ancelotti e as Guardiola, tekniku më i suksesshëm në botë ndodhet në Arabinë Saudite

11/15/2023 15:09
nga:Mergim Rreci

Luis Castro, trajneri portugez që la Botafogon për t’iu bashkuar Al Nassr këtë sezon, është trajneri me më shumë fitore në 2023.

Mes klubit brazilian dhe atij saudit, trajneri 62-vjeçar regjistroi 46 fitore në 64 ndeshje, duke kaluar Marcelo Koller, nga Al Ahly (40 fitore në 52 ndeshje) dhe Guardiola, nga Man. City (40 në 55), përcjell GazetaBlic Sport.

Abel Ferreira, nga Palmeiras, është trajneri i katërt me më shumë triumfe në vitin 2023, ndërsa Jorge Jesus (bazuar në rekordet e tij në Fenerbahçe dhe Al Hilal) vjen i shtati.

1. Luís Castro (Botafogo dhe Al Nassr) – 46 fitore në 64 ndeshje
2. Marcelo Koller (Al Ahly) – 40 fitore në 52 ndeshje
3. Josep Guardiola (Man. City) – 40 fitore në 55 ndeshje
4. Abel Ferreira ( Palmeiras) – 39 fitore në 66 ndeshje
4. Enderson Moreira (Sport) – 39 fitore në 66 ndeshje
6. Juan Pablo Vojvoda (Fortaleza) – 38 fitore në 72 ndeshje
7. Jorge Jesus (Fenerbahce dhe Al Hilal) – 37 fitore në 51 ndeshje
8. Carlo Ancelotti (Real Madrid) – 37 fitore në 54 ndeshje

/GazetaBlic Sport/