Lajme

As AAK nuk ndryshon qëndrim për Albulena Haxhiun

08/19/2025 12:00
nga:G B

Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi ka thirrur seancën në ora 11:00, teksa kjo vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese të hënën.

Nga LDK kanë thënë për Gazeta Blic se nuk ndryshuar qëndrim për votimin për Albulena Haxhiun, nëse propozohet sërish nesër.

E, qëndrim nuk kanë ndryshuar as AAK.

Këtë e konfirmoi për Gazeta Blic deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

“Jo, s’kemi ndërruar qëndrim për Albulena Haxhiun. Ta shohim nesër çka e si do të veprojë LVV”, tha Kadrijaj./Gazeta Blic/

Nesër seanca, LDK nuk ndryshon qëndrim/ Bajrami: Nëse propozohet sërish Haxhiu, VV s’ka reflektuar

Kuvendi e konfirmon: Nesër mbahet seanca konstituive