Lajme

Arton Muhaxheri: PDK në Pejë ka listën më të mirë me kandidatë për Asamble

09/24/2021 11:00
nga:Y I

Kandidati për Asamble Komunale në Pejë, Arton Muhaxheri, ka thënë PDK-ja në këtë komunë ka listën më të mirë për Asamble.

Muhaxheri  u shpreh optimist se me punën e kryetarit të degës dhe vetë asambleistave do të fitojnë deri në 10 kandidatë.

“Ne kemi listën më të mirë se të gjitha partitë e tjera politike në Pejë, dhe ne po ua ofrojmë qytetarëve këtë listë me shumë cilësi dhe kualitet si dhe me shumë profesionista brenda saj. E kuptoj vështirësinë që kemi në mungesë të akndidaturës për kryetar por jam i bindur se do të dalim më mirë se kemi dalë çdo herë tjetër në zgjedhjet e kaluara. E rëndësishme është që asambleistat tanë të iniciojnë problemet e qytetarëve në Asamblenë e ardhshme komunale, pavarsisht pozicionit tonë politik që do ta kemi pas datës 17 tetor. E rëndësishme është që ne të përfaqësohemi sa më shumë dhe sa më mirë në Asamble Komunale dhe t’i trajtojmë sa më drejtë problematikat e qytetarëve të komunës së Pejës të cilat ne çdo ditë i shënojmë dhe po i bëjmë pjesë të platformës tonë politike.

“Ekziston një entuziazëm jashtëzakonisht i madh edhe i strukturave të PDK-së në degë, duke filluar nga kryetari i degës deri tek nëndegët . Edhe kandidatët për Asamble janë entuziastë për të mos e lënë asnjë derë pa e trokit, pa e kërku votën për Partinë Demokratike të Kosovës për faktin se nuk jemi të barabartë në garë në mungesë të kandidaturës. Me përpjekje të madhe nga kryetari i degës mendoj se do të fitojmë 10 kandidatë” tha Muhaxheri në Info 10, raporton Gazeta Blic.