Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, së bashku me kandidaten për asambleiste Nazlije Gorani- Naska, kanë vizituar pemëtoren “Te Daki”, ku kanë dëgjuar nga afër sfidat e këtij lloji biznesi, raporton Gazeta Blic.
Muhaxheri ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar dhe ka thënë se PDK-ja me grupin e asambleistëve nuk do të lejoj cenimin e interesave të pemëshitësve qofshin ata shitës ambulantë apo shitës rezident.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidaten për asamble komunale Nazlije Gorani – Naska, kemi vizituar pemëtoren “Te Daki” , ku kemi dëgjuar nga afër sfidat e këtij lloji të biznesit.
PDK, me grupin e asambleistëve nuk do të lejoj cenimin e interesave të pemëshitësve qofshin ata shitës ambulantë apo shitës rezident.
#bashkëpërPejën
#pdk177