Kandidati i PDK-së për Kuvendin komunal të Pejës, Arton Muhaxheri, gjatë një takimi me qytetarë dhe simpatizanë është shprehur se PDK-ja do ta ketë numrin më të madh të asambleistave që e ka pas ndonjëherë, raporton Gazeta Blic.
“PDK-ja do ta ketë numrin më të madh të Asambleistave që e ka pas ndonjëherë. Unë këtë e shoh, ndjej dhe vërej çdo ditë në angazhimin tuaj që e bëni për Partinë Demokratike të Kosovës duke kërkuar votë në secilën derë dhe secilën shtëpi. Kjo është ajo që duhet të bëni edhe në ditët në vazhdim deri në ditën e fundit të fushatës zgjedhore” tha Muhaxheri.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti.
Haliti tha se duhet të bëhet gjithçka që Peja të bëhet qytet më i bukur dhe të zhvillohet turizmi.
“Peja të bëhet qytet më i bukur që më tej të kemi mundësi më shumë për ta zhvilluar turizmin për ta zhvilluar në përgjithësi Pejën dhe rrethinën e saj.