Zgjedhjet Lokale

Arton Muhaxheri: PDK do inicoj çështje që prekin direkt intersin e rinisë në komunën e Pejës

10/01/2021 17:33
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Pejë, Arton Muhaxheri, në takimin që ka zhvilluar me disa të rinj të këtij qyteti ka thënë se rinia asnjëherë nuk ka qenë në vëmendjen e institucioneve komunale, raporton Gazeta Blic.

Muhaxheri ka premtuar se PDK bashkë me grupin e ardhshëm parlamentar të asambleistëve do të inicoj çështje që prekin direkt intersin e rinisë në Komunen e Pejës.

Postimi i plotë:

Rinia asnjëherë nuk ka qenë në vëmendjen e institucioneve komunale, prandaj kjo gjendje duhet të ndryshoj.

PDK bashkë me grupin e ardhshëm parlamentar të asambleistëve do të inicoj çështje që prekin direkt intersin e rinisë në Komunen e Pejës

#bashkëpërPejën
#pdk177