Showtime

Artisti i njohur bëhet baba për të tretën herë

04/09/2022 14:18
nga:Genita C

Këngëtari i njohur Chris Brown ka konfirmuar se është bërë baba për të tretën herë.

Ky është konfirmimi i parë i tij rreth fëmijës së tretë përderisa Diamond ka shfaqur gjithë shtatëzaninë në llogari në Instagram, shkruan GazetaBlic.

Ai ka ripostuar prej llogarisë së gruas së tij Diamond Brown një foto të vazjës tre muajshe.

“Të dhashë jetën, por në të vërtetë, ti më ke dhënë timen. Gëzuar tre mujorin”, kanë qenë fjalët e Diamonds.

Kujtojmë se Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën Royalty, të cilën e ndan me Nia Guzman dhe djalin Aeko Catori me Ammika Harris./GazetaBlic/