Ka ndërruar jetë këngëtari dhe autori i shumë këngëve Ylber Aliu.
Ylber Aliu vdiq në moshës 33 vjeçare, ku të pikëlluar ishin shumë nga kolegët dhe fytyrat publike, shkruan GazetaBlic.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata emocionuan të gjithë me fjalët më prekëse.
Reperi shqiptare, Gold Ag , në një postim në rrjetet sociale u shpreh se do t’i mungoj Ylberi mjaft shumë.
“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë ???”, shkroi Goldi
Adem Ramdani është një ndër artistët që ka bashkëpunuar më së shumti me Ylberi, prandaj edhe dhimbja për të është e madhe.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi ‼️???
Si fëmi shumë jemi dashtë.
E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber???❤️❤️❤️- Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve.”, ishin fjalët e tij për të.
View this post on Instagram
Këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, u shpreh do t’i mungoj humori dhe zëri i veçantë i tij.
Asim Gashi nuk mund të besoj se ka ndërruar jetë artisti, Ylber Aliu.
“Ngushllime familjes, shoqerise.Spo muj me besu per ty Ylber, na le shumë heret, shkroi Gashi.