Showtime

Artistët shqiptarë që mbështesin fushatën për anëtarësimin e Kosovës në NATO

03/01/2022 23:07
nga:Donika Fetahu

Një fushatë për anëtarësimin e Kosovës në NATO është bërë virale në rrjete sociale.

 

Shumë përdorues në Twitter kanë përdoruar hashtagun #KosovoInNATO.

E më pas kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe shumë fytyra publike.

Artistët e famshëm si: Dafina Zeqiri, Mozzik, Era Istrefi, Korab Shaqiri, Alban Ramosaj kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e tyre.

“NATO në Kosovë, por ne kemi nevojë që Kosova të jetë në NATO”, shkruhet në postimet e tyre.