Showtime

Artistët që u bënë të famshëm ‘brenda natës’, flasin kolegët e tyre që kanë vite në skenë

04/15/2021 14:13
nga:G C

Ata shfaqen në TV, revista dhe marrin pjesë në evente prestigjioze ku duket se kanë qenë gjithmonë të famshëm.

Në realitet, shumë të famshëm kanë shpenzuar vite të tëra duke pritur që suksesi i tyre të vijë, shkruan GazetaBlic.

Por tani me sa duket është koha e artistëve të ri të cilët ia dolën të na tregonin se mund të bëhemi të famshëm ‘brenda natës’.

Don Xhoni, Tayna, Melinda, Bardhi janë vetëm disa nga këngëtarët që kanë vërtetuar se nuk ka asnjë moshë “të duhur” për t’u bërë të suksesshëm dhe se ju duhet të ndiqni qëllimin tuaj pa marrë parasysh vitet.

Mirëpo, është në pyetje fati apo talenti i tyre për këtë më së miri mund të flasin këngëtarët të cilët kanë vite në skenë.

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, në një prononcim për GazetaBlic u shpreh se fati dhe talenti shkojnë kombinim, pra pa njëra-tjetrën asnjëra nuk bëjnë.

Mirëpo, përveq kësaj pa dyshim se rol të madh luan edhe menaxhmenti, ku ata e dinë më së miri si t’i promovojnë artistat e tyre, pa i anashkaluar rrjetet sociale“, u shpreh Capital T.

Për GazetaBlic foli edhe këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, i cili u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që artistët po arrijnë sukses brenda një kohe të shkurt.

Nuk dua t’i gjykojë sepse rastësisht askush nuk mundet të ketë sukses, vetëm uroj që të ju prij e mbara dhe këtë sukses ta kenë më afat gjatë“, tha Fejzullahu.

I kontaktuar nga GazetaBlic për një mendim të tij, nuk hezitoi të përgjigjej edhe rep-artisti i Labelit ‘Pint’ ,Lyrical Son, ku u shpreh se suksesi i madh varet nga fati dhe talenti, të dyja kombinim./GazetaBlic/