Sporti

Artina Hasani përfaqëson Federatën e Basketbollit të Kosovës në EuroBasket, si pjesë e Komitetit Lokal Organizativ

09/08/2025 12:30
nga:Lorik J

Artina Hasani përfaqëson Federatën e Basketbollit të Kosovës në EuroBasket, si pjesë e Komitetit Lokal Organizativ

Në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Qipros, përfaqësuesja e FBK-së, Artina Hasani, ka qenë pjesë e Komitetit Lokal Organizativ (LOC) në EuroBasket, ngjarja më e rëndësishme e basketbollit evropian.

Hasani, në rolin e menaxheres së eventeve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka kontribuar në anën e organizimit të garës (competition side), me fokus të veçantë në menaxhimin e aktiviteteve brenda palestrës (venue), përfshirë:

Koordinimin e fushës (court management),

Menaxhimin e vullnetarëve për dhomat e zhveshjes,

Organizimin e punës me gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve.

Organizimi në Qipro ka mirëpritur disa prej ekipeve më të njohura në basketbollin evropian, si Greqia, Spanja, Qipro, Italia dhe Bosnja e Hercegovina. Në këtë kuadër, Artina Hasani ka pasur mundësinë të takojë nga afër disa prej yjeve më të mëdhenj të basketbollit botëror, si Giannis Antetokounmpo dhe Jusuf Nurkić, duke e bërë këtë përvojë edhe më të veçantë.

Kjo ishte hera e parë që Hasani mori pjesë në organizimin e një eventi të tillë madhor ndërkombëtar, një hap i rëndësishëm për përfaqësimin dhe afirmimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në skenën evropiane të sportit.

Kjo përvojë shënon herën e parë që Artina Hasani merr pjesë në organizimin e një eventi të tillë ndërkombëtar si EuroBasket, duke e përfaqësuar me profesionalizëm dhe përkushtim Federatën e Basketbollit të Kosovës.