Lajme

Artikulli i Dimal Bashës, Abdixhiku: Kur je bashkëautor, je përgjegjës për krejt tekstin

08/27/2025 21:41
nga:G B

Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, provoi të mashtrojë se ka shkruar veç një kapitull të shkrimit famëkeq anti-UÇK ku ishte “bashkëautor”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e demantoi fare kollaj se bashkëautorësia është përgjegjësi për tekstin në tërësi.

“Kur je në një artikull, merr përgjegjësi për gjithë atë, jo vetëm për një pjesë”, është shprehur Abdixhiku në RTV Dukagjini.

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Musliu: Si Dimali mendon e gjithë VV-ja – Vota për të është tradhti ndaj qytetarëve që më besuan

Mustafa: Pos Dimal Bashës, duhet të shkarkohen edhe ata që e propozuan dhe e votuan – ose të pranojmë se ky shtet është kriminal

Reagon Basha: Unë e çmoj lart luftën e UÇK-së – nga unë nuk është shkruar asnjë përmbajtje kundër kësaj vlere të shenjtë