Sporti

Arteta zbulon detaje për gjendjen fizike të Granit Xhakës

11/25/2021 14:02
nga:E K

Mikel Arteta ka komentuar rreth gjendjes fizike të Granit Xhakës.

Tekniku spanjoll ka zbuluar se gjendja e Granit Xhakës është e mirë dhe se pret që të rikthehet më shpejt sesa që ishte menduar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Shpresojmë se ai do të jetë pak më shpejt se sa pritej,” tha menaxheri spanjoll.

“Ai po stërvit dhe po e shtyn veten dhe të gjithë stafin aq fort si gjithmonë.

“Ai është në një vend të mirë, ai po evoluon mirë dhe shpresojmë se ne mund ta kemi atë pak më herët. Është ende pak herët për të vendosur”, ka përfunduar spanjolli për ‘London Colney’.

/GazetaBlic Sport/