Sporti

Arteta vlerëson Giroud përpara ndeshjes me Lille: ‘Një person i shkëlqyer’

10/12/2026 17:49
nga:L J

Mikel Arteta ka vlerësuar Olivier Giroudn para përballjes së Arsenalit me Lille në Ligën e Kampionëve, duke kujtuar ndikimin e sulmuesit francez gjatë kohës që ishin së bashku në “Emirates”.

Arteta dhe Giroud ishin bashkëlojtarë te Arsenali, ku sulmuesi luajti nën drejtimin e Arsene Wenger-it para se të largohej nga klubi në vitin 2018.

“Ishim bashkëlojtarë. Para së gjithash, një karakter i shkëlqyer dhe një njeri i mrekullueshëm për ta pasur në dhomën e zhveshjes, e më pas edhe si lojtar.

“Më kujtohet kur erdhi, kishte fituar Ligue 1 me Montpellier. Ai erdhi këtu dhe pati një ndikim vërtet të veçantë te skuadra, kishte një profil krejtësisht të ndryshëm nga ai me të cilin ishim mësuar. Çfarë karriere ka pasur dhe padyshim që e ka merituar plotësisht,” tha ai.

/GazetaBlic Sport