Për herë të tretë këtë sezon, Mikel Arteta është vlerësuar me çmimin e trajnerit të muajit në Premier League, pas një serie tjetër të shkëlqyer të rezultateve në janar.
Janari ishte produktiv për Arsenal duke arritur të marrin shtatë pikë nga nëntë gjithsej, shkruan GazetaBlic Sport.
Mikel tani ka fituar pesë çmime “Menaxheri i muajit” gjatë tre viteve të tij në krye, pasi më parë ka qenë fitues në shtator 2021 dhe mars 2022 përpara kësaj fushate.
Ai është bërë trajneri i parë i Arsenalit që fiton çmimin tre herë në një sezon të vetëm, që është hera e parë që ka ndodhur në divizion që kur Jurgen Klopp fitoi pesë në 2019/20.
Mikel has been named Premier League Manager of the Month for the third time this season ?
Congratulations to the boss and his staff ❤️
— Arsenal (@Arsenal) February 3, 2023


