Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë fjalë të mëdha për futbollistin Bukayo Saka.
Anglezi është duke kaluar një super sezon me Arsenal në Premier League, ndërsa ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 10 asist.
Ai po e ndihmon skuadrën që të shkojë drejt misionit të madh, triumfit në garën për titullin kampion, pavarësisht që nuk do ta ketë aspak lehtë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Konistenca që ka treguar në moshën e tij është diçka e rrallë. Ai ka ende hapësirë të mjaftueshme për përmirësim, ai kurrë nuk është i kënaqur, ai gjithmonë dëshiron më shumë.”-deklaroi Arteta.


