Sporti

Arteta qetëson tifozët e Arsenalit: Saka është mirë!

04/02/2024 16:35
nga:Lorik J

Mikel Arteta tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Lutonin se Bukayo Saka është mirë dhe do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës.

Reprezentuesi anglez u largua nga loja në fund të ndeshjes së së dielës kundër Manchester Cityt.

“Ai është mirë. Ne nuk jemi stërvitur, sapo jemi rikuperuar. Sot kemi një seancë të shkurtër dhe të lehtë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe do të shohim nëse ai është në gjendjen më të mirë për të filluar apo jo,” tha Arteta.

Saka u zëvendësua nga Gabriel Martinelli kundër Cityt, me brazilianin që u kthye nga lëndimi.

I pyetur nëse ishte gati për të luajtur 90 minuta, Arteta tha: “Po, sepse ai ishte në dispozicion për të luajtur kundër një kundërshtari vërtet të vështirë tre ditë më parë. Ai sigurisht që është gati. Sot do të stërvitemi, do të shohim gjendjen e secilit lojtar dhe nesër do të marrim vendimin e duhur”, shtoi trajneri i Arsenalit.

/GazetaBlic Sport