Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke premtuar të ardhmen e tij afatgjatë me klubin londinez.
21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt në skuadrën angleze, ka bërë tashmë 111 paraqitje me ekipin e parë në të gjitha garat gjatë karrierës së tij në Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri spanjoll, Mikel Arteta u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës së brazilianit.
“Jemi të lumtur që Martinelli firmosi një kontratë të gjatë. Tifozët e dallojnë kualitetin dhe energjinë e tij sa herë që vesh fanellën e Arsenalit. Ai është i njëjti edhe në stërvitje, me punën e tij të palodhur dhe vlerat pozitive. Gabi është ende i ri. Jemi të emocionuar të vazhdojmë të zhvillojmë talentin e tij të madh dhe mezi po presim ta shohim të performojë me Arsenalin në vitet e ardhshme”, tha spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


