Sporti

Arteta: “Pepe ka ndryshuar, loja e tij është bërë më efikase”

02/19/2022 10:46
nga:E K

Nicolas Pepe ishte një nga transferimet që entuziazmoi shumë fansat e Arsenalit.

Sulmuesi 26 vjeçar u transferua te Arsenali nga Lille në vitin 2019, por pa e gjetur vazhdimësinë e formës së mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka shfaqur besimin e tij te sulmuesi i Bregut të Fildishtë duke thënë se energjia dhe çasja e tij në ushtrime ka ndryshuar për të mirë.

“Nicolas Pepe duket ndryshe tani. Qëndrimi i tij, buzëqeshja e tij, mënyra se si po komunikon me të gjithë, energjia e tij. Mënyra se si është stërvitur, efikasiteti i tij në stërvitje.Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por e shoh që ai ndihet sërish i rëndësishëm”, tha spanjolli.

/GazetaBlic Sport/