Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme kundër Chelseat (2:3) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës Angleze, në një ndeshje të fortë të zhvilluar në Stamford Bridge.
Arsenali dominoi ndeshjen dhe shënoi golat në momente vendimtare për të siguruar një avantazh përpara ndeshjes së kthimit në stadiumin Emirates.
Në komentet e tij pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tha: “Ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë në një stadium shumë të vështirë. Jam krenar për atë që tregoi ekipi gjatë ndeshjes.”
Trajneri spanjoll shtoi: “Ajo që bëjmë çdo tre ditë është shumë mbresëlënëse dhe tregon një angazhim të madh nga lojtarët.”
Lidhur me rikthimin e Kai Havertz, Arteta tha: “Kjo e ngre nivelin, dhe ne kemi nevojë për të. Ai do të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Do të ketë kohë loje për të gjithë me kaq shumë ndeshje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


