Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i dëshpëruar pas disfatës nga Bayerni, që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve.
Arteta ka deklaruar se janë të zhgënjyer, por ka shtuar se duhet të vazhdohet të mbështetet skuadra.
“Jemi të zhgënjyer. Nuk mund të gjej fjalët e duhura. Është momenti për të qëndruar pranë lojtarëve dhe për të mbështetur, sepse ata janë ata që na kanë çuar në këtë rrugë”, ka thënë Arteta.
Arsenali u eliminua sot pasi u mposht në ndeshjen e kthimit nga Bayerni me rezultat minimal 1:0.