Sporti

Arteta para duelit me PSG: ‘E dimë çfarë mund të bëjmë”

05/06/2025 20:23
nga:Lorik J

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë mendimet e tij përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Pas një humbjeje të ngushtë 1-0 në Emirates, Arteta është i bindur se skuadra e di se çfarë duhet bërë për të përmbysur disavantazhin në Paris.

“Rezultati sjell shumë qartësi se çfarë duhet të bëjnë të dyja skuadrat, për ne është edhe më e qartë. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë. Fitimi i trofeve ka të bëjë me të qenit në momentin e duhur, në vendin e duhur”, tha Mikel.

Kur u pyet se si Arsenali mund ta mposhtë PSG-në, Arteta u përgjigj me vendosmëri:

“Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport