Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka deklaruar se skuadra e tij e ka pasur synim titullin e Premier League që para nisjes së sezonit, teksa përgatitet për një përballje të vështirë ndaj Sunderland.
Pas tri sezoneve radhazi si nënkampion, Arsenal aktualisht kryeson kampionatin me gjashtë pikë më shumë se Manchester City dhe synon ta fitojë titullin për herë të parë që nga sezoni 2003/04.
“Që para fazës përgatitore e kishim të qartë synimin tonë. Po ecim hap pas hapi, pa u ndikuar nga presioni”, ka thënë Arteta, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe unitetin e skuadrës.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ndeshja ndaj Sunderland do të jetë shumë e vështirë. Sunderlandi renditet i teti në tabelë dhe është i pamposhtur në shtëpi në dymbëdhjetë ndeshje radhazi, duke ndalur këtë sezon edhe ekipe si Arsenal, Manchester City dhe Liverpool.

