Sporti

Arteta nuk e lë të largohet, Granit Xhaka mund të qëndrojë tek Arsenal

06/30/2023 23:24
nga:E K

Teksa fillimisht u përfol për një transferim të mefushorit Granit Xhaka, nga “Topçinjtë” e Arsenal, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen, duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe ky kalim nuk do të ndodhët.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, transferimi i mesfushorit shqiptar te Bayer Leverkusen duket se nuk do të ndodhë, pas ndërhyrjes së teknikut Mikel Arteta, me spanjollin që ka nevojë për eksperiencën dhe kualitetin e zviceranit në mesfushë.

Ndërkaq, kujtjomë se Granit Xhaka është një lojtar shumë i dashur në klub dhe nga e gjithë tifozeria e “Topçinjve”, kështu që prezenca e tij dhe aftësitë profesionale do ta bënin ekipin akoma edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.