Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1.
De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta foli për media ku tha se ‘Topçinjtë‘ nuk do dorëzohen deri në fund.
“Fakti që ne po konkurrojmë ‘dhëmb për dhëmb’ me këtë ekip [Man City] është i jashtëzakonshëm. Ne nuk do të dorëzohemi. Duhet të pranojmë se kemi humbur ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm“, tha Arteta.
Arteta: "The fact we are competing toe to toe with this [Man City] team is incredible.
"We are not going to give up. We have to accept that we have lost to an exceptional team and that's the level." pic.twitter.com/zmRZjlBNb4
— Chris Wheatley (@ChrisWheatley) April 26, 2023
/GazetaBlic Sport/


