Arsenali ka mundësinë të fitojë pikët e para në këtë edicion të Premier League, të shtunën kundër Norwich.
Ekipi i Artetas do të kërkojë të marrë tre pikë të plota në mënyrë që të dal nga pozita e fundit në tabelë pas tre humbjeve rradhazi në sezonin e ri të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.
Tekniku spanjoll, Mikel Arteta folur për transferimet e reja të ekipit dhe ka thënë se është një projekt në të cilin beson që do të funksionojë pasi lojtarët të ambientohen në grup.
“Është një projekt në të cilin ne besojmë! Tani ne duhet ta bëjmë atë të funksionojë. Unë kam dashur të krijojë një ekip me plane afatgjata, por me rezultate të menjëhershme, ne jemi gati për këtë, ne duhet të ndërrojmë mentalitetin e lojës dhe ta përmirësojmë atë”, është shprehur Arteta.
/GazetaBlic Sport/


