Sporti

Arteta: Klubet angleze bënë mirë që dëgjuan tifozët dhe u tërhoqën nga Superliga

04/22/2021 17:59
nga:Lorik J

Superliga ishte një projekt i cili krijoi debat të madh në botën e futbollit.

6 klubet angleze u tërhoqën nga kjo garë përshkak të protestave të fansave të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka përgëzuar fansat e Arsenalit dhe ekipeve të tjera angleze duke thënë se fansat treguan forcën e tyre.

“Pronarët kanë përgjegjësinë maksimale për të menaxhuar klubin dhe ata thanë këtë: Na vjen keq për shkaktimin e këtij shqetësimi. Nuk isha në dijeni të vendimit për këtë projekt”, tha Arteta.

Të gjithë klubet, duke u tërhequr nga gara, bënë atë që ishte e drejtë – duke dëgjuar tifozët, dhe brenda 24 orësh projekti dështoi, “përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/