Mikel Arteta u shpreh shumë krenar për paraqitjen e Arsenalit në fitoren e djeshme ndaj Chelseat (3-1).
“Skuadra luajti shumë mirë në 60 minutat e para. Ne kishim nevojë të luanim siç dimë, kjo është vetëm ajo që doja të shihja nga ekipi im. Shpejtësi, cilësi, lëvizje dhe dy gola të shkëlqyer. Ne ishim të lidhur me tifozët, gjë që krijoi një atmosferë mahnitëse. Ata kanë qenë gjithmonë në anën tonë dhe ne duam të fitojmë që të jemi në krye të ligës. Ja ku jemi”, theksoi trajneri, përcjell GazetaBlic Sport.
Gabriel u lëndua dhe Arteta shpjegoi situatën: “Nuk mund të vazhdonte. Do të duhet të bëhen teste. Nuk ishte komode”.
Trajneri i Topçinjve është i impresionuar me sezonin e Martin Odegaard, i cili shënoi dy herë kundër Chelsea: “Ai ka 14 gola këtë sezon, ka kontribuar për ekipin, është lider dhe jam shumë i lumtur për të”.
/GazetaBlic Sport/


