Sporti

Arteta: Kishim ndeshjen në dorë, por fansat nuk pushuan asnjë moment

04/09/2023 21:51
nga:E K

Liverpool dhe Arsenal luajtën baras në Anfield me rezultat 2-2.

Firmino barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes për ta ndalur një pikë në shtëpi për skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i cili tha se fansat luajtën rol të madh në motivimin e lojtarëve të Liverpoolit.

“Fansat nuk pushuan. Goli i parë u dha atyre pak shpresë. Në 2-0 e kishim lojën në dorë. Ky ishte shansi ynë për të ‘vulosur’ lojën. Pastaj bëmë një gabim. Ne duhej të tregonim qëndrueshmëri“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/