Sporti

Arteta kërkon fitoren ndaj Liverpool: Nuk duhet të trembemi, duam tre pikët

04/08/2023 13:43
nga:Mergim Rreci

Kryendeshja e kësaj jave në Premier League do të zhvillohet nesër.

Liverpool dhe Arsenal do të përballen në “Anfield”, me duelin e zjarrtë nis prej orës 17:30, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Arsenali e ka të qartë rëndësinë e ndeshjes dhe para ndeshjes tha se duhet të fitojnë si mysafir tek Liverpool pas shumë vitesh.

“Ne e dimë që kemi një mundësi të madhe. Në Anfield mund të bëjmë atë që nuk kemi arritur të bëjmë për vite me radhë”, deklaroi Mikel Arteta.

“Është detyra jonë t’i përgatitim lojtarët për këto lloj sfidash. Nuk duhet të trembemi aspak”, përfundoi ai.

Arsenali kryeson kampionatin anglez me 72 pikë, tetë më shumë se Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës ka luajtur një ndeshje më pak.