Tek Arsenali po presin merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën e Mikel Artetës, që po konkurron në Premier dhe Champions League.
Humbja në derbin ndaj West Ham u përjetua keq, dhe klubi ka dy objektiva në merkaton dimërore.
Jorrel Hato është 17 vjeç dhe aktivizohet si mbrojtës qendror dhe i majtë me Ajaxin në Eredivisie. Adoleshenti i talentuar debutoi me kombëtaren holandeze muajin e kaluar.
Ndërkohë, Arteta ka nevojë edhe për një qendërsulmues potent. Dhe ëndrra e madhe quhet Ivan Toney i Brentfordit, i cili është drejt fundit të pezullimit për baste sportive.
Arsenal synon rikthimin te titulli kampion, që mungon prej 2004. Gunners renditën të dytët në kampionat, me dy pikë më pak se Liverpool.