Arsenal pësoi humbje dje nga Liverpool me rezultat 0-2.
Skuadra e Artetas pësoi pas golave të shënuar nga Jota dhe Firmino që i dhanë fitoren Liverpoolit në “Emirates Stadium“, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes gjatë paraqitjes për media trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u shpreh krenar për paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Kemi luajtur të barabartë kundër skuadrës më të mirë të momentit, duhet t’u jap kredi lojtarëve të mi. Pavarësisht humbjes, jam krenar për paraqitjen e lojtarëve dhe lidhjen me tifozët, të cilët e mbështetën skuadrën deri në fund. Nuk kam parë kurrë një atmosferë të tillë [në klub], ky është realiteti. A e dinë lojtarët se si ta trajtojnë presionin e të luftuarit për Top 4? Mendoj se sonte treguan dhe e bënë”, deklaroi Arteta.
/GazetaBlic Sport/


