Sporti

Arteta: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që Newcastle ishte 10 herë më i mirë

05/16/2022 23:44
nga:Mergim Rreci

Arsenali, pasi humbi ndaj Newcastle, praktikisht e mbylli me objektivin për të qenë i pranishëm në edicionin e ardhshëm të Champions.

Trajneri Mikel Arteta ishte thellësisht i neveritur nga paraqitja e lojtarëve të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që Newcastle ishte 10 herë më i mirë se ne dhe performanca jonë nuk ishte në nivelin që na duhej nëse duam të luanim në Champions League. Jam tepër i zhgënjyer. Është vërtet e dhimbshme. Gjithçka ishte në duart tona dhe tani nuk është. Ne duhet të mposhtim Everton dhe shpresojmë që Norwich të mundë Tottenhamin. Ka gjithmonë një shans të vogël në futboll”, tha trajneri, duke folur për BBC.