Sporti

Arteta fiton çmimin e trajnerit më të mirë të muajit në Premierligë

10/08/2021 16:56
nga:E K

Mikel Arteta u zgjodh trajner i muajit në Premier League.

Trajneri i Arsenalit e udhëhoqi ekipin drejt tri fitoreve rradhazi këtë muaj, duke mposhtur Norwich, Burnley dhe Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë çmim u shpreh i lumtur Arteta i cili tha se ky çmim ka vlerë të madhe.

“Ju e dini vlerën e këtij çmimi, do të thotë që kemi pasur një seri të mirë dhe kemi fituar ndeshje“, tha ai.

Arteta në garë mposhti trajner si, Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Graham Potter, dhe Dean Smith.

/GazetaBlic Sport/