Sporti

Arteta: Është shumë e vështirë ta pranosh humbjen në këtë mënyrë

05/30/2026 22:12
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve për TNT Sports, duke pranuar zhgënjimin e madh pas humbjes me penallti.

Arteta tha se është e vështirë të pranosh një humbje kur skuadra ka qenë kaq e qëndrueshme gjatë gjithë turneut.

“Po, është shumë e vështirë ta pranosh kur je kaq konsistent gjatë gjithë kompeticionit deri në finale dhe në fund e humb trofeun me penallti. Është një moment shumë i vështirë, por jam krenar me lojtarët e mi.”

/GazetaBlic Sport/