Sporti

Arteta: Duhet të tregojmë qëndrueshmëri

11/29/2024 17:05
nga:E K

Mikel Arteta beson se fitoret bindëse ndaj Nottingham dhe Sporting Lisbonës duhet t’i japin Arsenalit guxim dhe besim. Trajneri spanjoll dëshiron që lojtarët e tij të përsërisin performancën e tyre në derbin e Londrës me West Ham.

“Është mirë, fitoret rrisin energjinë dhe besimin. Këto ishin dy suksese të mëdha për ne, tani duhet të tregojmë qëndrueshmëri pasi nesër luajmë kundër një kundërshtari të mirë”, tha Arteta, transmeton GazetaBlic Sport.

“Duhet të përsërisim performancën tonë për të rritur fitoret. Ne luajmë çdo tre ditë, nuk është e rëndësishme çfarë bëtë dje, por çfarë do të bëni në ndeshjen tjetër”, shtoi spanjolli.

“Lopetegui dhe unë jemi miq. Unë e admiroj punën e tij. Ai është nga e njëjta zonë si unë nga Spanja Veriore. Ata janë në rritje pas rezultatit të mirë me Newcastle dhe janë gjithmonë një kundërshtar i ashpër,” shtoi Arteta.

Arsenali është i katërti në renditje me 22 pikë, barazohet me Chelsean të vendit të tretë dhe një pikë pas Manchester Cityt të vendit të dytë. “Qytetarët” kanë një vizitë të vështirë te lideri Liverpool dhe Chelsea ka një ndeshje të vështirë me Aston Villa, që është një mundësi për Arsenalin që të hidhet në pozitën e dytë nëse takimet zhvillohen mirë për skuadrën.

/GazetaBlic Sport/