Sporti

Arteta: Do të bëjmë tifo për Norwichin

05/20/2022 22:36
nga:E K

Tottenham dhe Arsenal janë në garë të ngushtë për sigurimin e një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Spurs ndeshjen e fundit do të përballen me ekipin e Milot Rashicës, Norwich City të cilët tashmë e kanë të pamundur mbijetesën në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Arsenal, Arteta ka varur shpresat e tij te “Kanarinat” duke thënë se do bëjnë tifo për ta në duelin e fundit.

“[Ndeshja e Evertonit] më inkurajon më shumë për atë që mund të ndodhë në ditën e fundit në Norwich. Kjo ndodh vetëm në këtë ligë, është ajo që e bën këtë ligë kaq të pabesueshme. Në shumë vende të tjera, nuk ka asgjë për të luajtur për ju. shikoni shfaqje si kjo [nga Crystal Palace] – kjo na bën të shpresojmë se diçka mund të ndodhë”, tha fillimisht spanjolli.

“Ne jemi kthyer në Evropë, nuk e dimë se ku, shpresojmë se do të jetë në Ligën e Kampionëve – do të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe do të bëjmë tifo për Norwich”.

/GazetaBlic Sport/